Drecun: Thaçi i papranueshëm për Beogradin

Lajme

Drecun: Thaçi i papranueshëm për Beogradin

Më: 21 prill 2015 Në ora: 10:48

Dreçun ka thënë për televizionin serb RTS, se ftesa e Thaçit, është shumë problematike në aspektin politik sa i përket shtetit serb.

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun, ka thënë sot se ardhja e Thaçit në Beograd është e papranueshme dhe se asnjë organizatë jo-qeveritare nuk mund të sillet aq papërgjegjshëm që prania e Thaçit ta fusë Serbinë në probleme.

Duke komentuar tërheqjen e thirrjeve të Thaçit dhe ministrave të Punëve të Jashtme, të cilët duhej të ishin pjesëmarrës në mbledhjen e 24 prillit, në organizimin e organizatës jo-qeveritare “Bordi i të Rinjve për Arsim” , Drecun ka thënë për televizionin serb RTS, se ftesa e Thaçit, është shumë problematike në aspektin politik sa i përket shtetit serb.

“Problemi është transferuar pastaj në shtetin e Serbisë, e cila kishte një pozicion të qartë mbi ardhjen e Thaçit në Beograd”, ka thënë Drecun duke shtuar se ekziston një gjykim i një gjykate vendase, e cila e dënoi me burgim për terrorizëm, dënim ky i cili është ende në fuqi, transmeton Gazeta KNN.

Drecun ka thënë se ekzistonin disa probleme lidhur me ardhjen e Thaçit në Beograd dhe se pa u qartësuar roli i tij lidhur me krimet e bëra, që dyshohet nga raportuesi i këshillit evropian Dick Marty, ai nuk mund të jetë i pranueshëm për Beogradin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat