Një video e realizuar me telefon celular që zbulon momentet përfundimtare dhe të tmerrshme të aksidentit ajror të avionit “Germanwings”, ka dalë në skenë.
“ParisMatch”, një revistë franceze, dhe “Bild”, gazeta më e madhe gjermane, thonë se videoja është gjetur nën rrënojat e katastrofës nga e cila humbën jetën të gjithë 150 njerëzit në bord.
Sipas “Bild”, filmimi është jashtëzakonisht i turbullt dhe nuk ka individë që mund të identifikohen, por ajo është duke u ekzaminuar si një pjesë kyçe e provave nga ana e hetuesve.
Britmat e pasagjerëve mund të dëgjohet, duke përfshirë disa që thërrasin “O Zoti im”, në gjuhë të ndryshme. Dhe ç'është më e rëndësishmja, të paktën tre përplasje metalike dëgjohen.
Kjo do të mbështesë raportet e prokurorëve, sipas të cilëve piloti kryesor Patrick, ishte i bllokuar jashtë kabinës së fluturimit nga ndihmësi i tij Andreas Lubitz. Gjithashtu do të vërtetohen përpjekjet e tij për të thyer me sëpatë derën e kabinës.
Besohet se regjistruesi mund të ketë kapur zërin e tij duke thënë “hape atë dreq dere”. Videoja më pas tregon aeroplanin që përplaset buzë malit, duke nxitur britmat e pasagjerëve, para se ajo të mbarojë.
Por as “Bild” dhe as “ParisMatch” nuk e kanë publikuar videon. Ato thonë se ajo u gjet nga një burim i afërt me hetimin. Videoja thuhet se është xhiruar brenda avionit, në pjesën e prapme të tij, dhe ende nuk dihet nëse ajo është bërë nga një pasagjer apo nga një anëtar i ekuipazhit të kabinës.