Kushtetuesja serbe rrëzon marrëveshjen e Brukselit per pikat kufitare!

Lajme

Kushtetuesja serbe rrëzon marrëveshjen e Brukselit per pikat kufitare!

Më: 1 prill 2015 Në ora: 11:06

Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka rrëzuar marrëveshjen e Brukselit që ka të bëjë me pikat e kalimit kufitare me Kosovë. Sipas vendimit ajo nuk është në përputhje me Kushtetutën e saj, rregulloren për kontrollin, sic e quajne ata, e vendkalimeve në vijën administrative me Kosovë, thuhet në vendim. Siç theksohet, Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e 26 marsit, ka hedhurposhtë kërkesën për ndërprerjen e zbatimit të disa akteve dhe veprimeve të ndërmarra në bazë të rregullores së lartëcekur. Me rregulloren e Qeveris së Serbisë nga viti 2011 parashihet të gjitha kushtet për kalimin e vijës administrative me Kosovë, pastaj lëvizja dhe qëndrimi në vijën administrative, si dhe masat që mund të ndërmerren kundër personave që veprojnë në kundërshtim me rregullat e saj. Nismën për vlerësimin e kushtetueshmëris së këtij akti e ka ngritur Partia Demokratike e Serbisë, e cila të njëjtën kohë konteston edhe disa rregullore tjera që kanë të bëjnë me rregullimin e cështjeve të Kosovës.

Të njëjëtn seancë Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë nismën për fillimin e procedurës së vlerësimit të kushtetueshmëris së vendimit për pranimin e raportit për procesin e deritashëm të dialogut politik dhe teknik me institucionet e Kosovës me ndërmjetësimin e BE përfshirë procesin e implementimit të marrëveshjeve të arritura, si dhe vlerësimin e kushtetueshmëris së konkluzioneve të qeveris së 22 prillit 2013 me të cilën ajo ka pranuar marrëveshjen e parë për parimet që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve. Nismën për kontestimin e vendimit dhekonkluzioneve të qeveris e kanë ngritur grupi parlamentar i PDS dhe deputetët Miodrag Nikoliq, Borislav Peleviq, Marian Ristiçeviç dhe Nikola Tulimiroviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat