Ky është roja që u vra duke parandaluar grabitjen në “Albi Mall” (Foto)

Lajme

Ky është roja që u vra duke parandaluar grabitjen në “Albi Mall” (Foto)

Më: 30 mars 2015 Në ora: 15:42

​Nazmi Ramadani u vra mbrëmë në krye të detyrës së tij si roje e qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë nga disa persona të cilit kishin hyrë për të grabitur atë vend. Ai është qëlluar me armë zjarri nga tre persona që për cak kishin vjedhjen e një kasaforte në njërin nga lokalet e kësaj qendre.

Policia ka konfirmuar se për rastin në fjalë ka marrë informatën rreth orës 01:30 dhe se ka reaguar menjëherë, transmeton zeri.

“Policia ka marrë informatën dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Aty ka gjetur një person me plagë të marra në gjoks, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Nga mjeku i emergjencës është konfirmuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme fillestare dhe ato hetimore për të sqaruar rrethanat, ndërsa policia është në kërkim të autorëve që dyshohet se kanë kryer këtë krim”, tha Daut Hoxhaj nga policia e Kosovës.

Dyshimet e para siç shpjegon zyrtari për informim i policisë, ka qenë një vjedhje në proces.

Poashtu lexoni :

>>Nexhat R. është roja i vrarë nga plaçkitësit në 'Albi Mall'

>>Dy të dyshuar në arrati për vrasjen në Albi Mall

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat