Nexhat R. është roja i vrarë nga plaçkitësit në 'Albi Mall'

Kronikë e zezë

Nexhat R. është roja i vrarë nga plaçkitësit në 'Albi Mall'

Më: 30 mars 2015 Në ora: 08:16

(E plotësuar) - 44 vjeçari që u vra në orët e hershme të mëngjesit quhet Nexhat R., i cili ka punuar si roje sigurimi në këtë qendër tregtare. Ai është qëlluar me armë zjarri nga tre persona që për cak kishin vjedhjen e një kasaforte në njërin nga lokalet e kësaj qendre.

Daut Hoxha nga policia e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress, rastin në fjalë duke treguar po ashtu se policia është në vendin e ngjarjes dhe ka filluar intervistimet e dëshmitarëve.

Policia ka konfirmuar se për rastin në fjalë ka marrë informatën rreth orës 01:30 dhe se ka reaguar menjëherë.

“Policia ka marrë informatën dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Aty ka gjetur një person me plagë të marra në gjoks, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Nga mjeku i emergjencës është konfirmuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme fillestare dhe ato hetimore për të sqaruar rrethanat, ndërsa policia është në kërkim të autorëve që dyshohet se kanë kryer këtë krim”, tha Daut Hoxhaj nga policia e Kosovës.

Dyshimet e para siç shpjegon zyrtari për informim i policisë, ka qenë një vjedhje në proces. Policia deri më tani ka intervistuar disa dëshmitarë ndërsa, burime të KosovaPress-it thonë se policia ka arrestuar disa persona.

Në qendrën tregtare “Albi Mall” ende nuk janë hapur shumica e lokaleve edhe pse ato fillojnë punën në orën 09:00.

Maskat vrasin rojën e sigurimit në Albi Mall, synonin vjedhjen e kasafortes me para

Merret vesh se plaçkitësi ka pasur për qëllim vjedhjen e të hollave në kasafortën e njërës nga kafenetë në ‘Albi Mall’.

Ai aty mendohet të jetë takuar me rojën rreth 40 vjeçar të cilin më pastaj plaçkitësi e ka qëlluar për vdekje.

Vrasjen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Ai tha se Policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet lidhur me motivin e vrasjes.

Sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tre persona kanë hyrë në qendrën tregtare ‘Albi Mall' dhe kanë vrarë një person që ka punuar si roje sigurimi.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, që të tre personat kanë qenë të maskuar dhe janë takuar në katin e tretë të kësaj ndërtese.

Ende nuk ka të dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat