"Bild": E fejuara e pilotit Lubitz është shtatzënë?

Lajme

"Bild": E fejuara e pilotit Lubitz është shtatzënë?

Më: 29 mars 2015 Në ora: 15:34

E fejuara e pilotit të kompanisë Gemanwings, vrasësit Andreas Lubitza ndoshta është shtatzënë me fëmijën e tij, shkruan gazeta gjermane "Bild".

Mësuesja e shkollës së mesme, Kathrin Goldbach (26), pas aksidentit të aeroplanit që fluturonte nga Barcelona për në Düsseldorf, shkoi në vendin e ngjarjes duke menduar se i fejuari i saj është një nga viktimat e aksidentit.

Mirëpo, me vonë kuptoi se Lubitz jo që vetëm që është viktimë, por edhe fajtor për rrëzimin e Airbus A320, me gjithsej 150 të vdekur.

Besohet që Goldbach jo shumë kohë para aksidentit ju kishte thënë nxënësve të saj në vendin Krefeld, afër Düsseldorfit, se do të bëhet nënë.

Ishte e lumtur që do të mund ta ndajë lajmin e bukur dhe i gëzohej amësisë së ardhshme. Madje, planifikonte edhe martesën me Lubitz.

Ndonëse planifikonin jetesë të përbashkët, dyshohet se qifti ka pasur një jetë të bujshme përplot me ndërprerje gjatë 7 vjetëve dhe se Lubitz në kohë të fundit takohej edhe me një stjuardesë të bukur, Maria.

Më vonë bashkërisht u shpërngulën në Düsseldorf dhe ndanin banesën. Mirëpo, Kathrin ishte e detyruar të ikën nga ajo banesë për arsye të nevojës dhe dëshirës konstante të Lubitz që të jetë ‘nën kontroll’.

Besohet se pikërisht largimi i saj mund të jetë “pika që ka mbushur kupën” dhe e ka detyruar në aktin e tmerrshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat