Kryhen bastisje në luftën kundër krimit të organizuar

Lajme

Kryhen bastisje në luftën kundër krimit të organizuar

Më: 27 mars 2015 Në ora: 13:50

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Kosovë ka kryer një operacion, ku ka kryer bastisje të shtëpivë dhe lokaleve të dy të dyshuarve meshkuj të komunitetit shqiptar.

Në njoftim bëhet e ditur se operacioni është kryer në mbështetje të njësiteve tjera policore dhe në koordinim me disa shtete të BE-së dhe EUROPOL-it.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar, një kompjuter, një telefon celular, një sim kartelë dhe një fletore me shënime relevante për rastin, shkruhet më tej në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe do të dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat