Ilia Kareli, lirohen me kusht gardianët

Lajme

Ilia Kareli, lirohen me kusht gardianët

Më: 27 mars 2015 Në ora: 12:10

Gjashtë gardianët e akuzuar për vdekjen e të burgosurit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli, të cilët mbaheshin prej një viti në burg, janë liruar me kusht.

Drejtësia miratoi vendimin për t’I liruar nga masa e arrestit të akuzuarit për torturimin e shqiptarit deri në vdekje.

Gardianët janë liruar me kushtin që nuk duhet të dalin nga territori i Greqisë. Ata do të raportojnë rregullisht në polici dhe secili ka lënë një peng prej 3 mijë eurosh.

prison6Kareli u transferua në burgun e Nigrita-s në mars të vitit të kaluar, pasi vrau një gardian në burgun Maladrino, në qendër të Greqisë.

Pamjet e publikuara nga torturimi i tij në burg, tregonin gardianët duke e dërguar zvarrë në qelinë e tij ku ndërroi jetë, gjysmë të zhveshur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat