SBASHK kërcënon sërish me grevë

Lajme

SBASHK kërcënon sërish me grevë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 14:01

SBASHK njofton se nëse nuk fillon se realizuari oferta e MASHT-it, atëherë do të shkohet përsëri në veprime sindikale.

Nëpërmjet një njoftimi për media anëtarët e Këshillit Drejtues edhe në takimin solemn për nder të 7 Marsit Ditës së Mësuesit, kanë përcjellë mesazhin e qartë të mësimdhënësve se nëse nuk ka hapa konkret dhe nëse nuk fillon se realizuari oferta e MASHT-it, atëherë do të shkohet përsëri në veprime sindikale, që nënkupton se greva do të riaktivizohet dhe kësaj radhe nuk do të jetë e përshakallëzuar, po do të shpallet në nivel vendi dhe do të jetë grevë deri në plotësimin e kërkesave tona.

Për ta shënuar në mënyrë sa më të denjë datën e madhe të shkollës shqipe, SBASHK-u ka përgatitur një agjendë të aktiviteteve e takimeve solemne me mësimdhënësit e pensionuar në gjithë komunat e Kosovës. Këto aktivitete kanë nisur me takimin solemn të Këshillit Drejtues në të cilin kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj dhe veprimtarë të tjerë sindikalë kanë kujtuar arsimin shqip nëpër shekuj duke lartësuar kujtimin për mësuesit, që me pendë e zemër mbrojtën shkronjat, arsimin dhe kulturën tonë. Anëtarët e Këshillit Drejtues edhe në këtë takim solemn kanë kujtuar se edhe përkundër arritjeve dhe angazhimit të institucioneve të Kosovës për arsimin, kanë mbetur ende shumë çështje që kërkojnë zgjidhje. Ata kanë kujtuar edhe pritjet e mësimdhënësve që oferta e MASHT-it të realizohet në tërësi dhe sipas afateve. Anëtarët e Këshillit Drejtues po në këtë takim kanë përcjellë mesazhin e qartë të mësimdhënësve se nëse nuk ka hapa konkret dhe nëse nuk fillon se realizuari oferta e MASHT-it, atëherë do të shkohet përsëri në veprime sindikale, që nënkupton se greva do të riaktivizohet dhe kësaj radhe nuk do të jetë e përshakallëzuar, po do të shpallet në nivel vendi dhe do të jetë grevë deri në plotësimin e kërkesave tona.

Në fund të këtij takimi kryetarët e niveleve komunale të SBASHK-ut kanë marrë mirënjohjet dhe nga një orë dore për kolegët e tyre që janë pensionuar nga fillimi i marsit të vitit të kaluar e deri tani. Këto dhurata modeste do të ndahen në takime solemne që do të organizohet në respekt të festës së madhe të mësuesit në të gjitha komunat e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat