Epopeja e UÇK-së mos të nëpërkëmbet

Lajme

Epopeja e UÇK-së mos të nëpërkëmbet

Më: 5 mars 2015 Në ora: 07:26

Sot mbushen 17 vjet nga rezistenca heroike e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, e njohur si ‘Epopeja e UÇK-së”.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi ka thënë se kjo epope nuk bën as të nëpërkëmbet e as të harrohet nga askush.

Ai ka vlerësuar se lufta që bëri UÇK-ja në krye me Adem Jasharin ndërroi rrjedhat politike në Ballkan.

“Adem Jashari bashkë me shokë e kallën kryengritjen, kallën zemrat djaloshare dhe i kallën krejt zemrat liridashëse edhe në botë”, është shprehur Demaçi.

Ndërsa, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi ka deklaruar se “Epopeja e UÇK-së” është kthesa më unike dhe historike në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat