Hoxhaj në Bruksel: Koha e fundit për liberalizimin e vizave

Lajme

Hoxhaj në Bruksel: Koha e fundit për liberalizimin e vizave

Më: 4 mars 2015 Në ora: 14:29

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj ka vazhduar me takime gjatë vizitës që po i bën Brukselit, ku pos qëndrimit në selinë e NATO-së është takuar me Komisionerin për Migrim dhe Cështje të Brendshme, Dimitris Avramopoulos.

Me ish ministrin e Jashtëm të Greqisë, i cili aktualisht mban pozitën e Komisionerit në KE, Hoxhaj ka diskutuar për emigrimin ilegal dhe mundësinë e liberalizimit të vizave, njofton MPJ.

“Me mikun tim diskutuam për nevojën e liberalizimit sa më të shpejt të vizave pasi Kosova është vendi më i izoluar sot. Nuk mjafton vetëm përmbushja e standardeve nga ana jonë por edhe vullnet politik nga BE-ja për të lëvizur në këtë drejtim. Theksova se rreziku nga vendosja e Kosovës në status quo do të ishte me pasoja dhe cmimin do ta paguanim të gjithë, ne në Kosovë dhe BE-ja” ka thënë Hoxhaj.

Njëherësh ish ministri i jashtëm, Hoxhaj ka thënë se krahas BE-së edhe Kosova duhet të bëj të pamundurën për të përmbushur kriteret sa më parë që të përfitojmë lirinë e lëvizjes në zonën Shengen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat