Jacobson: 400 milionët e Brezovicës gjë e mirë për Kosovën

Lajme

Jacobson: 400 milionët e Brezovicës gjë e mirë për Kosovën

Më: 3 mars 2015 Në ora: 13:06

Ambasadorja amerikane dhe franceze i kanë dhënë mbështetje investimet prej 410 milionë euro për Brezovicën.

Në komunën e Shtërpcës po mbahet seanca e jasrezovhtëzakonshme e Kuvendit Komunal në të cilën ishin prezentë edhe ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Jacobson, si dhe ajo franceze Maryse Daviet, dhe kryetari i komunës së Shtërpcës Branisllav Nikoliq.

Ky i fundit përkrahu investimet në resortin e Brezovicës të cilat i quajti të rëndësishme për komunën që udhëheq. Përkrahjen e tyre gjithashtu e shprehën edhe ambasadoret Jacobson, dhe Daviet, të cilat thanë se investimet në vlerë prej 410 milion eurosh që pritet të ndodhin në resortin e Brezovicës janë investime që do të ndikojnë në zhvillimin e të gjitha sektorëve ekonomike në Kosovë, e veçanërisht për komunën e Shtërpcës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat