Kryeministri sfidon burrërisht kundërshtarët!

Lajme

Kryeministri sfidon burrërisht kundërshtarët!

Më: 1 mars 2015 Në ora: 17:12

Një prej mesazheve më të fuqishme që ka dhënë një kryeministër i vendit që nga pas lufta është ai që e përcolli të dielën kryeministri Isa Mustafa.
Ai goditi sërish oligarkët dhe gjithë ata që i kanë shkaktuar dhimbje dhe vuajtje Kosovës. Ishte i pakompromis edhe ndaj ndërkombëtarëve, misioneve që po e mbajnë peng zhvillimin e vendit. Ai tha hapur se nuk mund të rrinë në Kosovë misione për 100 vjet dhe pa bërë asgjë për zhvillimin e vendit!
Po ashtu ia kujtoi partive rivale, që fshihen parapa bizneseve siç janë kazinotë, të cilat ia shkatërruan ekonominë Kosovës, por edhe të ardhmen rinisë dhe vendit. Ndërkohë, që Kosova do të përballet me një proces të vështirë siç është krijimi i Gjykatës Speciale, e cila do të sfidojë jo vetëm shtetin, në kuptimin e sovranitetit, por edhe do të sfidojë koalicionin dhe vetë kryeministrin Isa Mustafa.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat