Në rrugën drejt ISIS-it: Xhirohen tri tinejxheret britanike, që do të bëhen “nuse të xhihadistëve” (Video)

Lajme

Në rrugën drejt ISIS-it: Xhirohen tri tinejxheret britanike, që do të bëhen “nuse të xhihadistëve” (Video)

Më: 1 mars 2015 Në ora: 14:17

Kadiza Sultana, Shamima Begum dhe Amira Abase janë vajzat të shkëlqyera të shkollës së mesme Bethnal Green Academy në Britani të Madhe. Më 24 shkurt ato ikën nga shtëpia për t’ju bashkuar ISIS-it.

Në rrugën drejtë Sirisë ato janë xhiruar nga kamerat e sigurisë në Turqi, ku aterruan nga Londra. Në Stamboll janë xhiruar në stacionin e autobusëve, ndërsa Policia anti-terror e Britanisë pretendon se ka dyshime serioze se vajzat u dërguan për t’u bërë të ashtuquajturat “nuse të xhihadistëve”.

Para tyre, njëjtë vepruan 400 vajza britanike, disa në moshën 15-vjeçare. Disa ishin dërguar në Siri që të jenë nuse, të tjerat për të luftuar.

Mbretëria e Bashkuar bashkëpunon me Turqinë që të dihet pse vajzat arrijnë pa probleme në Turqi e po ashtu se si kalojnë në Siri.

Videon që i zuri ato në Stamboll mund ta shikoni më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat