“Oh nënë, po këndojnë Allahu Akbar” (Video)

Lajme

“Oh nënë, po këndojnë Allahu Akbar” (Video)

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 14:49

Ky është momenti i tmerrshëm, kur disa irakenë të terrorizuar filmojnë një autokolonë duke u afruar tek shtëpia e tyre.

Ata po filmonin në mënyrë sekrete, kur zbulojnë se autokolona ishte e Shtetit Islamik.

“Oh nënë e dashur, ata po këndojnë Allahu Akbar”, thotë një prej tyre i terrorizuar.

Video është hedhur në LiveLeak.

“Mohamed, fik dritat për hir të Zotit,” thotë njeri.

“Nuk më shohin dot,” përgjigjet tjetri.

“Kujdes, ai po vjen drejt teje,” dëgjohet në video.

Më pas ekrani bëhet i zi.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por 9News raporton se personi që ka hedhur videon, shkruan: “Zoti ishte në krahun e civilëve sot. ISIS ishte pak metra larg, por nuk vuri re gjë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat