Njerëzimi kërcënohet me armën më të rrezikshme se bomba bërthamore

Lajme

Njerëzimi kërcënohet me armën më të rrezikshme se bomba bërthamore

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 18:22

Po afrohet koha e armëve të programuara biologjike, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të jetë po aq vdekjeprurëse, në mos më shumë se armët bërthamore.
Në këto armë përdoret diçka që quhet biologji sintetike, e cila i ngjanë me inxhinieri gjenetike, por në steroide. Në fakt, fjala është për riprogramimin e gjeneve që kryejnë një funksion të veçantë.

Megjithatë, një panel i ekspertëve akademikë në konferencën New America Future of War, paralajmëron se këto armë mund të jetë problem - aq sa ishte dhe është një armë bërthamore.

"Konfliktet me bazë biologjike mund të bëhen me këtë krahasim: do të ta shkatërroj furnizimin me ushqim; do të të shkatërroj burimet e ujit; do t’ju shkatërrojë mundësinë e riprodhimit; do ta heq mundësinë e përhapjes së linjës së gjeneve tua”, janë disa shembujt që ka dhënë Michael Crow , dekan i Universitetit Shtetëror të Arizonës, raporton news.com.au.

Ai paralajmëroi se duhet të ulen njerëzit seriozisht dhe të mendojnë për këtë, para se të humbet kontrolli.

Në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Hulumtim të Avancuar në Teknologji të Mbrojtjes, DARPA, studiohet mundësia e përdorimit të biologjisë sintetike për luftë. Kështu, më 2014 në këtë aspekt është formuar departamenti për teknologjinë biologjike.

Kërkimi i tyre është i frikshëm. Më 2011 DARPA filloi të investojë në një projekt të quajtur BioDesign. Qëllimi ishte për të prodhuar një organizëm sintetik, që mund të jetojë përgjithmonë, ose nëse është e nevojshme mund të vritet me të ashtuquajturin ndërprerës kolekular. Organizma të tilla, siç DARPA deklaroi, "realizojnë efektin e planifikuar biologjik". Me fjalë të tjera: krijuesit e kontrollojnë dhe bëjnë çfarë të duan!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat