Parashikimi i motit për këtë javë

Lajme

Parashikimi i motit për këtë javë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 18:30

Gjatë kësaj jave parashikohet të mbajë mot jostabil, me vransira dhe të reshura, por nuk do të mungojnë edhe intervale me diell sidomos gjatë ditës së martë.
Kontinenti europian edhe gjatë kësaj jave do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e zonave me presion të ulët, prandaj edhe vendi ynë do të mbetet nën këto zona të ulëta barike. Nga Atlantiku do të depërtojnë edhe ciklone që do të sjellin vransira dhe reshje.
Si rrjedhojë kjo javë do të mbetet me mot jostabil, me vransira dhe të reshura. Të hënën do të depërtojnë masa më të ftohta ajrore, e në mbrëmje do të ketë mundësi edhe për të reshura të dobëta bore, ndërkaq ditën e martë pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Deri të martën temperaturat do të jenë në zbritje me maksimale +5 deri +6C, e minimale -3C deri -1C.
Nga e mërkura priten turbullira të reja që do të sjellin vransira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, por në të njejtën kohë do të depërtojnë masa më të ngrohta që do të rrisin temperaturat maksimale nga +6C të mërkurën në +10C të enjten dhe të premten, e minimalet do të rriten mbi 0C.
Do të fryejnë erëra kryesisht nga ana jugore me shpejtësi 8-15m/s, krysisht ditën e mërkurë dhe të enjte.
Shtypja atmosferike do të filloj të ngritet mbi 1000mb, por do të vazhdoj të mbetet e ulët, e të premten pritet përkohësisht të bie nën 1000mb.
Për uikend, sipas tendencave të fundit, pritet që sërish të depërtojnë masa të fohta ajrore që do të sjellin mundësi për reshje të dobëta bore dhe të zbresin temperaturat maksimale në +3 deri +5C, e minimalet edhe deri në -5C,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat