Parashikimi i motit deri në mëngjes

Lajme

Parashikimi i motit deri në mëngjes

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 15:53

Pasdite pjesërisht vranët, vende-vende reshje lokale shiu, në mbrëmje vransirat në rritje

Cikloni MISCHKA 1 sot kaloj mbi vendin tonë dhe tani është duke lëvizur në verilindje nga Rumania. Gjatë natës dhe sot në mëngjes ky ciklon solli mbi vendin tonë edhe reshje të dobëta bore dhe shiu. Temperatura minimale zbriti deri në 0C.

Momentalisht po mbanë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperatura është 6C, fryen erë jugperëndimore 3-5m/s, shtypja atmosferike në mëngjes zbriti deri në 984mb, e tani është ngritur në 988mb.

Gjatë ditës do të vazhdoj të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell, vende-vende mund të ketë edhe reshje lokale shiu. Do të fryejë erë jugperëndimore 5-10m/s. Gjatë mbrëmjes vransirat do të shtohen, ndërkaq temperaturat natën pritet të zbresin deri në -1C, kështu që nesër në mëngjes do të ketë edhe ngricë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat