“Zoti me ty vëlla”, i thotë shefit të Njësisë Speciale vëllai i tij, aktivist i VV-së (Foto/Video)

Lajme

“Zoti me ty vëlla”, i thotë shefit të Njësisë Speciale vëllai i tij, aktivist i VV-së (Foto/Video)

Më: 31 janar 2015 Në ora: 13:17

Besart Ahmeti, shef i Njësisë Speciale, i cili u lëndua rëndë në protestën e fundit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka vëllanë aktivist të VV-së.

Mentor Ahmeti është vëllai i Besart Ahmetit. Mentori është adhurues i kahmotshëm dhe aktivist i Vetëvendosjes.

Është interesant fakti se pikërisht vëllai i Besart Ahmetit, shefit të Njësisë Speciale Mentori, apo siç e quajnë ndryshe Kela, ka shpërndarë ftesë për protestë dhe ka bërë thirrje për të protestuar në protestën e cila eskaloi në dhunë dhe u lëndua nga protestuesit vëllai i tij polic, Besarti.

Kjo dëshmohet fare lehtë po të hyni në faqen e tij në FB, ku thirrja për protestë e VV-së është shpërndarë nga Mentori, i cili ditën e lëndimit të vëllait Besartit i uron shërim duke e ngushëlluar me fjalët: “Zoti me ty vëlla…”.

Ndoshta ky fakt e dëshmon më së miri se përkundër se mund të kenë punë e detyra të ndryshme, qoftë edhe qëndrime e mendime të kundërta, janë vëllezër. Ndoshta ky duhet të shërbej si një shembull për liderët e partive politike dhe për gjithë ata qe dalin në protesta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat