Demaçi: Këto s’janë protesta për shpëtimin e Kosovës

Lajme

Demaçi: Këto s’janë protesta për shpëtimin e Kosovës

Më: 27 janar 2015 Në ora: 07:30

Adem Demaçi ka vlerësuar se opozita po bën protesta për të përfituar politikisht dhe për të marrë pushtetin.
Këtë qëllim të partive opozitare Demaçi e vlerëson metodë të gabuar, e cila nuk do të ketë sukses.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’, se me mospjesëmarrjen në protestë të shoqatës “Thirrjet e nënave” dhe shoqatave të luftës po vërtetohet se këto protesta janë luftë për pushtet.

Demaçi ka bërë me dije se problemi i Kosovës nuk është Jabllanoviq, por sistemi aktual politik.

Sipas tij, ministri Jabllanoviq është pjell e sistemit politik të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat