Ky është plani i Policisë për protestën e nesërme

Lajme

Ky është plani i Policisë për protestën e nesërme

Më: 26 janar 2015 Në ora: 23:53

Policia e Kosovës është e përgatitur për protestën e së nesërmes që është paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, protestë kjo e cila flet për deklaratat e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksander Jabllanoviq dhe problemet me Trepçën.

Baki Kelani, tha se e kanë planin operacional para, gjatë dhe pas protestës.

“Policia e Kosovës e ka planin e vet operacional. PK ka paraparë planin operacional para, gjatë dhe pas protestës”, tha ai.

Kelani bëri të ditur se Policia e Kosovës është 24 orë në shërbim të qytetarëve duke kryer punën për të cilën edhe është thirrur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat