Merkel: Greqia të respektojë angazhimet e saj

Lajme

Merkel: Greqia të respektojë angazhimet e saj

Më: 26 janar 2015 Në ora: 15:04

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pret nga qeveria e ardhshme greke që të respektojë angazhimet në çështjet e reformës ekonomike dhe të masave buxhetore, deklaroi sot zëdhënësi i saj.

“Për ne është shumë e rëndësishme që masat e qeverisë së re të vazhdojnë në ndjekjen e rritjes ekonomike të Greqisë, që do të thotë që angazhimet e marra të respektohen”, deklaroi zëdhënësi Steffen Seibert, në një konferencë për shtyp.

Një ditë pas fitores në zgjedhjet legjislative greke të partisë së majtë SYRIZA, që kërkon të rishikojë politikat shtrënguese dhe të kanalizimit të financave shumë të shtrenjta për Gjermaninë, zëdhënësi i Merkelit theksoi se nuk do që të komentojë “një votim sovran, (…) një votë që duhet të respektohet”.

Sikurse e kërkon tradita, Angela Merkel, që ende nuk është takuar me kryetarin e SYRIZA-s, Aleksis Cipras, që prej fitores së tij elektorale, do t’i dërgojë një telegram përgëzimi pasi ky i fundit të marrë zyrtarisht emërimin si kryeministër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat