Haradinaj: Çka t’i themi popullit, ishalla i kemi shpijat se njerëzit po shkojnë!

Lajme

Haradinaj: Çka t’i themi popullit, ishalla i kemi shpijat se njerëzit po shkojnë!

Më: 26 janar 2015 Në ora: 14:39

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha në Kuvendin e Kosovës se a ka diçka më të madhe e më të vështirë se humbja e njerëzve, largimi i njerëzve nga Kosova.
“S’po them që kanë vdekur, por po e lënë vendin”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së, përmendi kohën e paraluftës dhe gjatë luftës, ku pas humbjes të shtëpive kur kanë shpëtuar njerëzit është thënë “me rëndësi shëndosh i keni njerëzit e shtëpitë ndërtohen”.

“Qa i themi sot popullit tonë, ishalla i kemi shpijat se njerëzit po shkojnë”, u shpreh Haradinaj.

Kreu i AAK-së, tha se nuk është mirë të relativizohet tema e migrimit, të injorohet kjo temë.

Sipas tij, Qeveria Thaçi ka arritur t’i ndajë njerëzit në dy pjesë: ata të pushtetit që ia kanë bërë qarën vetit dhe të tjerët.

Ai tha se këta që nuk janë pjesë e qeverisë kanë menduar se me pavarësimin e vendit do të ketë perspektivë, ndërsa për shkak të zhgënjimit po lëshojnë vendin.

“Keni dështu me ja dhanë shpresën, prandaj po shohim ikjen”, u shpreh Haradinaj, duke kërkuar urgjentisht strategji për tejkalimin e kësaj gjendjeje.

Ai i bëri thirrje institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e Stabilizim-Asociimit si dhe t’i heqin vizat për qytetarët kosovarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat