Flamuri shqiptar dhe 193 pleq dëbore në Davos

Lajme

Flamuri shqiptar dhe 193 pleq dëbore në Davos

Më: 24 janar 2015 Në ora: 23:25

Kush tha se Shqipëria nuk ishte në Forumin Ekonomik Botëror në Davos? Agjencia e lajmeve "Presheva Jonë" nga Zvicra e cila ndoqi nga afër Forumin e këtij viti, ku morën pjesë mbi 2500 personalitete të ndryshme botërore dhe përfaqesues të organizatave ndeëkombëtare.

Për të denoncuar varfërinë, aktivistët kanë ngritur 193 pleq dëbore, në një fushë në Davos (GR), jo larg vendit ku po mbahej Forumi.

"Të gjithë pleqtë e dëborës u veshën me një shall me flamurin e një shteti dhe një simbol, duke u bërë thirrje liderëve të bëjë çdo përpjekje për të siguruar se 2015 është viti i ndryshimit për popullatën botërore dhe të planetit", thanë organizatorerët e Aksion/2015, të angazhuar në luftën kundër varfërisë, ndryshimeve klimatike dhe pabarazisë.

I pyetur se pse mungon flamuri i Kosovës, njëri prej tyre u përgjigj: "Ju atje në Kosovë a jeni shqiptarë, a nuk ju mjafton ky plak dëbore me flamurin kuqezi me shqiponjën dykrenare t’ju përfaqësoj edhe juve?"

Nëse drejtuesit politikë nuk i marrin vendimet e duhura në samitet e planifikuara të këtij viti, rreth 1 miliard njerëz do të mund të zhyten në varfëri, paralajmëron organizata.

"Viti 2015 ofron mundësi për të shmangur një tragjedi të tillë”, tha Brendan Cox, zëdhënësit të këtij aksioni në Samitn botëror që i përfundoi punimet ditën e shtunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat