Klerikët shqiptarë tregojnë prapaskenat e Parisit në Marshin e Paqes

Lajme

Klerikët shqiptarë tregojnë prapaskenat e Parisit në Marshin e Paqes

Më: 23 janar 2015 Në ora: 23:02

Në Paris në fillim të këtij viti Shqipëria dha një shembull unik të harmonisë dhe tolerancës fetare. Mediat nga mbarë bota vlerësuan shumë popullin shqiptarë derisa Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë tha se bota u 'mahnit' nga kjo gjë.
Kryegjyshi botëror i bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj, Myftiu i Tiranës Ylli Gura dhe Ipeshkvi Monssinjor Lusian Augustini kanë treguar prapaskenat e udhëtimit në Paris derisa edhe një herë kanë theksuar për harmoninë fetare ndër shqiptarë.

"Shumë vetë kërkonin fotografi, na pyesnin kush jemi plus dhe nj televizion i RAI erdhi për intervistë", ka treguar Haxhi Baba Edmond Brahimaj, duke treguar ngjarjen që nga marrja e ftesës nga Kryeministri Rama.

"E shikoja shumë të domosdoshme praninë tonë sepse populli ynë shqiptarë, vend i vuajtur jetojmë më tepër se sa në një harmoni fetare", tha Monsinjor Lusian Augustini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat