Edhe Shpend Ahmeti i bashkohet protestës

Lajme

Edhe Shpend Ahmeti i bashkohet protestës

Nga: P.Rudi Më: 23 janar 2015 Në ora: 19:31

Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thene se Thaçi ja ka lënë "kompirat e nxehtë" dhe se nuk e ka ditë se si është puna me Trepçën nuk e shfajëson as Thaçin e as Mustafën.

Ai poashtu ka bërë të ditur se nesër do të jetë i pranishëm në protestë.

Ja postimi i plotë:

Është e vërtetë që kjo qeveri ka shumë pak kohë që ka filluar. Megjithatë, kjo nuk e liron nga përgjegjësia që ka dhe nga pasojat që mund ti ketë. Duke vazhduar mbi premisat e qeverisë së kaluar të cilat na kanë sjell në këtë gjendje, qytetarët kanë mungesë të shpresës dhe nuk po shohin ndonjë program politik që mund të na nxjerr nga kriza. Fundja koalicioni ëahtë krijuar para programit të koalicionit duke vënë theksin në ndarjen e posteve e jo në politikat zhvillimore.

Është e vërtetë që Jabllanoviqi është vetëm një emër dhe se mund të zëvendësohet me një Jabllanoviq tjetër, por qytetarët përmes kërkesës për shkarkimin e tij po e shprehin edhe pakënaqësinë e funksionimit të kësaj qeverie karshi Vuqiqit, Serbise e sprskas. Kur në një qeveri zv. kryeministri dhe ministrat të shkojnë në Beograd dhe nga ndërtesa e qeverisë atje marrin qëndrime për Trepçën fajin nuk duhet kërkuar te qytetari por te vetja. Prandaj mos shkarkimi tregon dobësi, mos respekt dhe mospërfaqësim. Frika nga dalja e listes nga koalicioni po e shtin Kosovën në një degradim total të demokracisë, dinjitetit dhe zhvillimit.

Arseytimi se Thaqi ja ka lënë "kompirat e nxehtë" dhe se nuk e ka dijtë se si është puna me Trepçën nuk e shfajëson as Thaqin e as Mustafën. Përkundrazi dëshmon një qeverisje të bazuar në një koalicion mosbesues ku interesi i vetëm i përbashkët është ndarja e kulaqit dhe favoret e dyanshme dhe asnjëherë puna për interes të përgjithshëm publik. Me këtë qeverisje të inateve e të " kush ja lëshoj kujt" pëson qytetari dhe i njëjti po e kupton prandaj edhe po proteston.

Kjo tash po ndikon edhe në Prishtinë. Kapja e institucioneve ka ndodhë si në nivel qendror ashtu edhe lokal. Mosveprimi i prokurorisë dhe institucioneve të tjera është pasojë e degradimit shumëvjeçar të politikës përmes klientelizmit, nepotizmit e korrupcionit. Çlirimi i Prishtinës po sfidohet nga pronarët e rinj të kulaqit qëndror që synim nuk e kanë çlirimin e institucioneve por kontrollin e tyre në stil të njëjtë por tash edhe me qëllimin e sabotimit të ndryshimeve edhe në kryeqytet. Këtë po e shohin shumë qartë edhe qytetarët e Prishtinës.

Këtu edhe po bëhet një kapitull i rëndësishëm i popullit tonë. Të protestohet, për të ndalur ikjen në hungari, për të ndalur faljen dhe grabitjen e pasurive si Trepça, për të ndalur hajninë e korrupcionin, për të treguar se nuk durohet më kështu. Të ipet porosi këtyre dhe të gjithë politikanëve tash e tutje që pronari i vetëm i Kosovës janë qytetarët e saj.

Prandaj unë nesër do të protestoj si qytetar i Republikës së Kosovës. Prandaj i ftoj të gjithë të protestojmë si qytetarë të Republikës sepse të qenit qytetarë të kësaj republike na obligon ta mbrojmë këtë republikë, të kërkojmë një jetë më të mirë. Kjo nuk është mëngjesi i kësaj qeverisje, është vazhdimësi e një mënyre të qeverisjes që ka filluar moti dhe që nuk dua të ja shoh mbrëmjën.

Nesër në ora 14:00 do të jem te biblioteka në turmen e mijëra protestuesve.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat