Ekspertët: Dënimi i emigrantëve nga Kosova, nuk është zgjidhje

Lajme

Ekspertët: Dënimi i emigrantëve nga Kosova, nuk është zgjidhje

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 19:54

Profesori universitar Nagip Skënderi, thotë se shkaqet për ikjen e kosovarëve nga Kosova janë të ndryshme por papunësia mbetet arsyeja kryesore.

Ai ka thënë për transmetuesin publik se duhet tu ofrohet perspektivë për qytetarët e jo dënime .
Ndërkaq edhe njohësi i të drejtës së Bashkimit Evropian, Emrush Ujkani thotë se ndëshkimi për qytetarët e Kosovës të cilët marrin rrugën drejt vendeve të perëndimit është hap i ngutshëm dhe se qeveria e Kosovës duhet të ofrojë kushte për këta njerëz që çdo ditë po e lënë vendin.

“Vendime të tilla, ta ndëshkosh një qytetar konsideroj që është hap i ngutshëm, duhet të gjejmë instrumente të tjera të komunikimit se nuk duhet marrë ato rrugë:, ka thënë Ujkani.

Nagip Skënderi e Emrush Ujkani thonë se se ikja e kosovarëve po i jep Kosovës imazh të keq në botë, dhe ka ndikim negativ në liberalizmin e vizave.

Ende nuk dihet sa është numri real i qytetarëve të ikur nga Kosova. E zyrtarë të vendeve të BE-së, kanë bërë thirrje se nuk ka azil për kosovarët dhe të mos mashtrohen që të shkojnë drejt vendeve perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat