Kosova ka bërë progres në procesin e integrimit evropian

Lajme

Kosova ka bërë progres në procesin e integrimit evropian

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 15:23

Në procesin e integrimit evropian ka progres, por sfidë kryesore mbetet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Në procesin e integrimit evropian ka progres, por sfidë kryesore mbetet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës me qëllim të parandalimit të fenomeneve të këqija siç është migrimi ilegal që po ndodh në Kosovë.

Në një intervistë dhënë Radio Kosovës, ministri i integrimeve evropian Bekim Collaku, shpreh bindjen se gjatë mandatit të tij do të ketë realizim të objektivave siç është liberalizimi i vizave dhe përmbushje të detyrimeve për integrim evropian. Në tërë këtë proces, Ministri Çollaku vlerëson mbështetjen e shteteve evropiane, në veçanti të Republikës Gjermane, që po kushtëzon anëtarësimin e Serbisë në BE, me përmbushjen e obligimeve në procesin e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat