Ja ku do të ndërtohet ambulanca për lagjen Veternik

Lajme

Ja ku do të ndërtohet ambulanca për lagjen Veternik

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 00:25

Komuna e Prishtinës ka propozuar që ndërtimi i ambulancës në lagjen Veternik të bëhet afër fshatit ndërkombëtar. Këtë propozim ata e kanë bërë në një diskutim publik me banorët e kësaj lagjeje.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Kuvendin Komunal të Prishtinës, Arben Vitia, ka thënë se propozimi i tyre është vendi më i mirë i mundshëm, të cilën ata së bashku me drejtorin e urbanizmit e kanë identifikuar.

“Një parcelë që e kemi identifikuar kohëve të fundit së bashku me drejtorin e urbanizmit dhe drejtorin e pronave, është një parcelë e cila megjithatë i plotëson kriteret për të cilat ne kemi ardhur këtu për të biseduar dhe për të cilat kemi biseduar edhe me kryetarin e kësaj bashkësi më herët. Përveç që i plotëson kushtet në aspektin teknik – disponon minimum 15 ari besoj që gjendet në pjesën ku ju përshtatet të gjithëve, pak a shumë qytetarëve të kësaj lagjeje”, tha Vitia.

Për këtë propozim ka pasur pakënaqësi nga banorët që ishin aty pjesëmarrës, të cilët thonë se kjo ambulantë është mjaft afër me atë të Hajvalisë dhe se ata e shohin më të nevojshme të ndërtohet në ndonjë vend tjetër.

Por Vitia ka thënë se propozimi i tyre është më adekuati pasi që nuk kanë parë vend më të përshtatshëm.

Përveç ambulancës, këtu është diskutuar edhe për problemet e tjera që i kanë qytetarët, ku përveç tjerash ata janë ankuar se ka shumë qenë endacak të cilëve duhet të ju gjendet një zgjidhje.

Për këtë gjë, drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Muredin Nushi, ka thënë se për shkak të rregulloreve qentë nuk po munden t’i vrasin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat