Presidentja rrëshqiti në Parlament! (Video)

Lajme

Presidentja rrëshqiti në Parlament! (Video)

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 15:54

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shpëtuar pa “thyer” këmbët të enjten derisa ka zbritur shkallët për të përshëndetur anëtarët e kabinetit qeveritar të ulur prapa foltores në Kuvendin e Kosovës.

Nuk dihet nëse “e morën mësysh” apo e “tradhtuan” këmbët, porse në momentin kur gati u përplas katër ministra, Skënder Hyseni, Arsim Bajrami, Ferid Agani e Lutfi Zharku mbetën të shtangur.

Për fat, ajo "nuk u besoi" këtyre xhentëlmenëve, tregoi reflekset e saj, e mori veten dhe u kthye në karrigen e rezervuar për të, derisa të dilte në foltore për të mbajtur fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat