Xhamia e Kraishtës sot frymoi kuq e zi

Lajme

Xhamia e Kraishtës sot frymoi kuq e zi

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 21:41

Atdheu e besimi janë shkrirë në një, në ditën kur shqiptarët shënojnë 102-vjetorin e mëvetësisë së Shqipërisë. Minarja e xhamisë së Kraishtes së Lipjanit pos që ka shërbyer për ezanin, ka frymuar kuq e zi.

Flamujt kombëtarë, veshjet tradicionale dhe plisat e bardhë kanë qenë imazhi kryesor i xhamisë së fshatit këtë të premte të 28 Nëntori.

Bashkë më qindra besimtarë me plisa në kokë, në sexhde janë përkulur edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe ish-kryetari, Shukri Buja.

Tërnava, duke uruar festën e Flamurit Kombëtar, ka bërë thirrje që shqiptarët të mos i lëshojnë trojet e tyre.

E, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka theksuar se pos që duhet të kujtojmë të kaluarën e lavdishme të shqiptarëve, duhet të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen, transmeton Koha.net.

E në cilësinë e gjeneralit, xhematit i është drejtuar Shukri Buja, i cili për disa vjet ka udhëhequr Lipjanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat