Thaçi: Departamenti i gazetarisë në UP është krim

Lajme

Thaçi: Departamenti i gazetarisë në UP është krim

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 18:38

Eksperti i Arsimit, Jusuf Thaçi e ka quajtur krim akreditimin e fakultetit të gazetarisë në UP.

“Departamenti i Gazetarisë në UP është krim”, ka deklaruar Thaçi duke kritikuar formën se si është akredituar ky departament dhe si funksionon.
Ai tha se në këtë departament nuk ekziston asnjë profesor i rregullt i fushës, derisa këtij departamenti i janë akredituar edhe Masteri e Doktoratura.

Nga ana tjetër, Rektori i UBT’së, Edmond Hajrizi është i befasuar me arrestimin e një prej profesorëve të universitetit që ai drejton, Armend Mujës, si i dyshuar për marrje ryshfeti për akreditimin në arsim.

“Kjo ishte befasi për neve. Kjo është çështja e drejtësisë. Është një person që po kryen shkollë në një prej universiteteve me prestigjioze angleze. Është e çuditshme”, ka deklaruar Hajrizi për Info Magazine në Klan Kosova.

Po ashtu ai deklaron se nuk ka dëgjuar ndonjëherë se dikush ka kërkuar ryshfet për akreditim.

“Nuk ka ardhur askush të kërkoj tek unë ryshfet. Nuk mendoj që e ka bere ndonjëherë dikush ketë. Nuk mund te them a ka ekzistuar apo jo, por asnjëherë nuk kemi pasur kërkese për ryshfet”, ka shtuar Hajrizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat