Mati 2, pa plan rregullativ

Lajme

Mati 2, pa plan rregullativ

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 12:59

Ndonëse ekziston një plan rregullativ për lagjen Mati 1, për pjesën tjetër të kësaj lagje të quajtur Mati 2, nuk ekziston asnjë i tillë. Në këtë lagje të Komunës së Prishtinës, rrugët janë të ngushta dhe nuk ka trotuare. Edhe pse është nevoja për një plan rregullativ, një i tillë ende nuk është bërë.
Komuna e Prishtinës, në muajin korrik, kur është takuar me qytetarët, gjegjësisht me banorët e lagjes Mati 2, u ka premtuar se do kjo lagje do ta ketë planin rregullativ në muajin tetor.

Megjithatë muaji tetor, ishte dhe shkoi e asnjë plan nuk u bë për lagjen Mati 2 të Prishtinës. Tashmë është pothuajse fundi i muajit nëntor dhe banorët shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e planit.

Banorët kanë thënë se kanë pritur pothuajse që dy muaj që t’i vije fundi këtij problemi që shkakton mungesa e planit rregullativ në lagje, por asgjë nuk është ndërmarrë nga Komuna e Prishtinës, përkundër premtimit që është bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat