Komuna jep shpjegimet për krasitjen e plepit

Lajme

Komuna jep shpjegimet për krasitjen e plepit

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 18:30

Komuna e Prishtinës, e cila sot ka bërë krasitjen e një plepi pranë Hotelit “Grand”, jep shpjegimet për këtë krasitje dhe nevojën e domosdoshme për ta realizuat këtë aktivitet.

Krasitja e plepit që ndodhet tek “Grand-i”, sipas komunës është një prej aktiviteteve të shumta që realizon vazhdimisht Komuna e Prishtinës, në kuadër të projektit për ruajtjen e florës në qytet.

“Për shkak se vegjetacioni i drunjve nis në stinën e pranverës, kjo është koha më e përshtatshme për të krasitur degët e pemëve që janë të vjetruara dhe paraqesin rrezik për banorët e kryeqytetit”, thuhet në një njoftim për media.

Komuna, po ashtu kërkon ndjesë nëse gjatë ditës së sotshme nga ky aktivitet i ndërmarrjes publike “Hortikultura” janë penguar qytetarët, duke u arsyetuar se këto punime kanë qenë të domosdoshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat