Kryeziu: Hashim Thaçi kryeministër sipas parimeve të LDK-së

Lajme

Kryeziu: Hashim Thaçi kryeministër sipas parimeve të LDK-së

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 18:31

Ismet Kryeziu, derjtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), ka komentuar në Facebook, marrëveshjen e arritur mes PDK-së dhe LDK-së.
Ai madje ka ironizuar me postin e kryeministrit duke e quajtur Hashim Thaçin, kryeministër sipas parimeve të vetë LDK-së.
Kryeziu më tej ka theksuar se LDK-ja ka qenë subjekti i parë në Bllok, por që nuk është i pari edhe në koalicionin me PDK-në.

Ja psotimi i plotë :

Hashim Thaçi Kryeministër- sipas parimeve të vetë LDK-së
Për vite të tëra PDK u akuzua për keqëqeverisje, krim të organizuar dhe korrupsion, madje dhe për vrasje politike. Në emër të këtyre akuzave, LDK deshi të vijë në pushtet, për muaj të tërë vendosi vija të kuqe, deri atje sa për të mos u takuar kurrë me këtë subjekt politik e as përfaqësuesit e tyre.
E mbajti peng për gjashtë muaj shtetin e Kosovës nuk lejoj krijimin e institucioneve, rrezikoi bankrotimin e shtetit, e prishi “Bllokun” në emër të parimit të bazuar në fuqinë politike të dalë nga zgjedhjet e që sipas saj ju takon pozita e kryeministrit.
Kjo është dhe ishte nxitje e cila shumë lehtë mund të na sjellte deri në një përshkallzim të situatave deri në konflikte civile, situata që kan ndodhur dhe të cilat shumë lehtë kanë mundur të ndodhin në përmasa dhe më të mëdha, duke besuar në këto deklarime e veprime politike të LDK-së.
Ky është manipulim me lirinë e të shprehurit dhe veprimit politik, abuzim me dinjitetin e qytetarit të thjeshtë dhe normal.
LDK ishte subjekti i parë në Bllok por nuk është subjekti i parë në koalicionin me PDK-në. Sipas parimit të fuqisë politike të dala nga zgjedhjet (logjikë për të cilen u prish blloku) atëherë me këtë logjikë legjitimitetin për kryeminsiter duhej ta kishte Hashim Thaqi dhe PDK, partia dhe lideri që nga zgjedhjet dolën me fuqinë më të madhe politike.
Ose po i ndjekim parimet e vërteta ose po vazhdojmë me abuzu me mendimin dhe veprimin politik. Qytetarët dhe shoqëria nuk ju besojnë për qëllime të pozitave por për kauza politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat