Maria Bamieh akuzon Fernando Gentilinin për hallkamën në EULEX

Lajme

Maria Bamieh akuzon Fernando Gentilinin për hallkamën në EULEX

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 17:18

Prokurorja Maria Bamieh, e cila ka akuzuar gjykatësin e EULEX’it Franceco Florin për korrupsion, po e akuzon edhe një diplomat italian. Sipas saj, Fernando Gentilini, zyrtari kryesor për Ballkanin Perëndimor, është përgjegjës për krejt hallakamën në EULEX.
“Unë po e përmend atë (Gentilinin), pasi në fund të fundit, EULEX udhëhiqet nga EEAS (Shërbimi i Jashtëm i BE’së). Por ata gjithmonë e hedhin fajin ...thonë “Nuk jemi ne. Bëhet fjalë për Këshillin e BE’së. Këshilli thotë : Nuk jemi ne. Është EEAS. Askush nuk e merr përgjegjësinë. EEAS duhet të ketë njëfarë transparence dhe një mekanizëm përgjegjësie për misionet e saj” ka thënë Bamieh transmeton EU observer.

Gentilini ka qenë përfaqësues i Përkohshëm i BE’së në Kosovë pas emërimit nga Brukseli në këtë pozitë më 2011. Ndërkohë ai ka qenë i përfshirë edhe në bisedimet Kosovë-Serbi të lehtësuara nga Përfaqësuesja e Lartë Baronesha Ashton. Aktualisht Gentilini mbanë postin e Drejtorit për Europë Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në EEAS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat