Ardian Gjini nuk e mohon rikonfigurimin e marrëveshjes, thotë se Blloku nuk po ndahet

Lajme

Ardian Gjini nuk e mohon rikonfigurimin e marrëveshjes, thotë se Blloku nuk po ndahet

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 17:38

Nënkryetari i AAK’së Ardian Gjini ka bërë një postim ku ka mohuar mundësinë e ndarjes së Bllokut. Por, ai nuk e ka adresuar mundësinë e rikonfigurimit të marrëveshjes ndërmjet partive të Bllokut.
Ky është postimi i Gjinit në Facebook:

Po duket se ka nevojë për disa mesazhe, sonte!

Së pari, të gjithëve që mendojnë se ndahet blloku, po iu them, 'fleni dathë'. Se nuk prishet koalicioni ynë!

Së dyti, nuk është fare qështja e funksineve të caktuara për njerëz të caktuar por për ndryshim në këtë vend tonin.

Së treti, dhe më e rëndësishmja, nëse mendoni se bllokada është për poste, atëherë po, për shkak se Hashim Thaqi nuk po dëshiron të shkojë në opozitë dhe të mbetet pa post.

Dhe së katërti, të gjithë atyre që mendojnë se duke e hapur kapitullin e Kryetarit të Kuvendit do të arrijnë ta reciklojnë PDK në pushtet, po iu them: të gjithë po e dimë, prandaj nuk do ta marrin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat