Një delegacion i Prokurorëve të Krujës vizitoi Prokurorin e Shtetit

Lajme

Një delegacion i Prokurorëve të Krujës vizitoi Prokurorin e Shtetit

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 14:40

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, sot ka pritur në takim delegacionin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë nga qyteti i Krujës, i kryesuar nga drejtuesi i kësaj Prokurorie, Agron Gjana, me të cilët shkëmbyen përvojat e dy shteteve në sistemin e drejtësisë, përkatësisht të atij prokurorial.

U.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha njoftoi delegacionin e prokurorëve dhe gjyqtarëve nga Shqipëria lidhur me funksionimin e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

U.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha vlerësoi lartë bashkëpunimin mes Prokurorit të Shtetit të Kosovës me atë të Republikës së Shqipërisë në përgjithësi, si dhe shprehi interesimin e thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm, ku tha se një bashkëpunim më i mirë është në interes të dy vendeve.

Edhe Drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Agron Gjana, shprehi gatishmërinë për të intensifikuar aktivitetet me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në mes të dy prokurorive, posaçërisht mes Prokurorisë së Kukësit dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se një thellim i bashkëpunimit, në veçanti në mes të prokurorive të qyteteve ndërkufitare të Kosovës dhe Shqipërisë, është i një rëndësie të veçantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat