​Kryesia e Degës së PDK'së i kërkon dorëheqjen Avni Kastratit

Lajme

​Kryesia e Degës së PDK'së i kërkon dorëheqjen Avni Kastratit

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 21:04

Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicës sot ka mbajtur një mbledhje, ku janë shpërfaqur disa pakënaqësi.
Burime të sigurta të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se në mbledhjen e filluar në ora 17:00 dhe të përfunduar vetëm para pak minutash, shumica e anëtarëve të Kryesisë kanë kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Degës së PDK'së në Mitrovicë, Avni Kastratit.

“Avni Kastratit i është kërkuar dorëheqja nga detyra e kryetarit, për shkak të shumë dështimeve që kanë ardhur gjatë kohës sa ai është kryetar i degës. Mirëpo, ai nuk ka pranuar që të lëshoj rrugë”, ka thënë ky burim.
Mësohet se atij i është thënë se i ka kundër shumicën anëtarëve të PDK'së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, madje edhe shumicën e nëndegëve të Mitrovicës, por ai edhe përkundër kësaj nuk ka pranuar të dorëhiqet.

Kjo kërkesë ndaj Avni Kastratit nga strukturat e degës së PDK'së në Mitrovicë, vjen pas dy takimeve që ai sot ka pasur me ish rivalin e tij në zgjedhjet e fundit lokale, kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin. Kastrati në takimin e parë vizitoi Bahtirin në cilësinë e zëvendësministrit të MTI'së, e pastaj ata edhe drekuan në një restorant të Mitrovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat