Enver Hoxha e pranon nga Beogradi: Dialogu i mundësoi Serbisë statusin e kandidatit për BE

Lajme

Enver Hoxha e pranon nga Beogradi: Dialogu i mundësoi Serbisë statusin e kandidatit për BE

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 20:46

Enver Hoxha, ministër i jashtëm i Kosovës, behët i pari zyrtarë i pushtetit aktual në Kosovë i cili e pranon se dialogu i Kosovës me Serbinë, i ka mundësuar kësaj të fundit të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“ Po të mos kishte dialog Serbia nuk do ta merrte statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian” dhe ky ishte sukses i madh për Serbinë. Kosovës dialogu i mundësoi që ta konsolidoj shtetësinë e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të ec drejt rrugës së integrimeve evropiane me inicimin e Marrëveshjes për asocijim, e cila në vitin 2011 nuk ka qenë e mundur. Marrëdhëniet tona nuk duhet të jenë peng i së shkuarës. Nuk mund ta ndërrojmë gjeografinë. Serbia është fqinji ynë më i madh dhe ne duam që të jemi partner me Serbinë në shumë gjëra…”, ka thënë Hoxhaj në një intervistë për gazetën serbe Blic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat