Bahtiri dhe Kastrati dje i thanë mashtrues njëri-tjetrit, sot drekuan bashkë

Lajme

Bahtiri dhe Kastrati dje i thanë mashtrues njëri-tjetrit, sot drekuan bashkë

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 20:32

Avni Kastrati e quajti ‘mashtrues legjendar’ Agim Bahtirin. I fundit reagoi me shpejtësi duke e quajtur Kastratin mashtrues. Një ditë pas akzuave të ndërsjella ata i buzëqeshën shoqi-shojit në një nga kafiteritë e Mitrovicës.
Dy ditë më parë, ish Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, e quajti mashtrues legjendar pasardhësin e tij në komunë, Agim Bahtiri.
“Mashtrues, dhe legjendë që do të mbesë si mashtrues për 50 vjetët e ardhshme”, deklaroi të enjten për Politiko.net, Avni Kastrati, i cili pas humbjes në Mitrovicë u emërua zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Kryetari të ri të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili po ashtu, i dha epitetin e mashtruesit paraardhësit të tij.
“Mashtrues është Avni Kastrati, ndërsa unë jam realizues i gjithë asaj që kam premtuar. Të gjitha premtimeve u jam përmbajtur pikë për pikë”, deklaroi dje , Agim Bahtiri.
Akuzat që ata i bënë në pikë të ditës njëri-tjetrin, duket se i mori nata e mbrëmshme me vete. Me të zbardhë dita Avni Kastrati e Agim Bahtiri u bënë bashkë, gjatë një vizite që një delegacion i MTI’së zhvilloi në Mirovicë.
Pas vizitës ata u ulën përballë njëri-tjetrit në një nga lokalet hoteliere të qytetit për të drektuar së bashku.
Dje, akuzuan njër-tjetrin, sot i buzëqeshin shoqi- shojit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat