Tages Anzeiger: Turpi i UEFA-s pas turpit të Beogradit!

Lajme

Tages Anzeiger: Turpi i UEFA-s pas turpit të Beogradit!

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 15:07

Komenti i gazetës zvicerane "Tages Anzeiger“ për vendimin skandaloz të UEFA-s pas ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd:

“Ky është një vendim vështirë i kuptueshëm dhe është vështirë të përpihet. (...) Si është e mundur që instancës më të lartë të futbollit në Europë t’i shkojë mendja që Federatën Serbe të Futbollit ta shpërblejë me fitore 3:0 për ndeshjen skandaloze kundër Shqipërisë, për turpin e Beogradit? (...) Komisioni disiplinor i UEFA-s ka mundur ta përjashtojë kombëtaren serbe për pjesën e mbetur të kualifikimeve për Kampionatin Europian, baza për këtë ka ekzistuar edhe për shkak të incidenteve para katër vitesh (ndeshja e ndërprerë mes Italisë dhe Serbisë, v.j.) Por, UEFA vendosi kundër kësaj dhe u tregua e mëshirshme. Kështu u humb shansi që të dërgohet një sinjal”.

Komenti u përkthye nga gazetari Enver Robelli dhe u mor nga profili i tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat