Punëtoret e ATK-së luajnë futboll me paratë e tatimpaguesve

Lajme

Punëtoret e ATK-së luajnë futboll me paratë e tatimpaguesve

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 09:36

Mjetet që i grumbullon Administrata Tatimore e Kosovës nga tatimpaguesit nuk shkojnë që të gjitha në buxhetin e shtetit.

Një pjesë prej tyre shpenzohet për rekreacion të stafit të ATK-së. Ky institucion ua paguan punëtorëve të saj shfrytëzimin e fushës sportive për të luajtur futboll.

Për këtë çështje ATK ka planifikuar të shpenzojë hiq më pak se 5 mijë euro gjatë dy viteve të ardhshme.
ATK këtë javë ka përzgjedhë fushën sportive të kompaninë “Dilloni Benz” me të cilën kompani kanë planifikuar të lidhin kontratë dy vjeçare.

Në ATK arsyetohen se shfrytëzimi i fushës sportive nga punëtorët e ATK-së ka për qëllim ofrimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative për gjithë zyrtaret e administratës tatimore.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyçi- Sefa, ka thënë për gazetën Tribuna se fushën sportive për të luajtur futboll e shfrytëzojnë hiq më pak se 379 zyrtar të ATK-së.

“Marrja në shfrytëzimi e kësaj fushe sportive është duke u praktikuar që nga themelimi i ATK-së, rreth 14 vite më parë. Këtë fushë e shfrytëzojnë këtë vit 379 zyrtarë të ATK-së që përfshinë rreth 50% të të gjithë zyrtareve të ATK-së, si dhe njëherë në vit nga të gjitha regjionet tjera për organizimin e turnirit të futbollit për përvjetorin e Administratës Tatimore”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat