A do të zbulohet ndonjëherë vrasja e Elvis Pistës?

Lajme

A do të zbulohet ndonjëherë vrasja e Elvis Pistës?

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 08:11

Përkundër intervistimit të më shumë se 60 dëshmitarëve dhe mbledhjes së shumë informatave, rasti i zbardhjes së vrasjes së kandidatit të PDK-së për deputet të Kosovës, Elvis Pista, vazhdon të mbetet mister.Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Shpresa Bakija, thotë se deri tash janë intervistuar persona të rëndësishëm që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit Pista, por se Prokuroria ende nuk ka arritur në gjurmë të vrasësit. Bakija thotë se janë duke punuar shumë në këtë drejtim, por se nuk mund të thotë nëse deri në fund të këtij viti do të mund të ketë ndonjë informacion shtese që do të binte në gjurmë të të dyshuarit. Pista është vrarë disa ditë në mesnatën mes 14 dhe 15 qershorit 2014, rreth orës 00:45, në oborrin e restorantit “Jaha” në Rahovec, i qëlluar katër herë mbrapa shpine, në një largësi prej disa metrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat