PDK-ja e gatshme për koalicion, LDK-ja jo

Lajme

PDK-ja e gatshme për koalicion, LDK-ja jo

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 08:05

Përfaqësuesit e PDK-së dhe të LDK-së e kanë komentuar kërkesën e ish-deputetes së Parlamentit Evropian, Doris Pack, për koalicion të mundshëm ndërmjet dy partive.
Kërkesa e eurodeputetes Pack, që PDK-ja dhe LDK-ja t’i fillojnë negociatat për formimin e koalicionit qeverisës, është mirëpritur nga partia e Hashim Thaçit, por jo edhe nga ajo e Isa Mustafës.

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se është i domosdoshëm koalixioni PDK-LDK. Ai ka vlerësuar se vetëm një koalicion në mes të këtyre dy partive mund të garantojë stabilitet politik dhe institucional.

Ndërkaq sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se për këtë parti është e papranueshme kërkësa e ish-eurodeputetes gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat