Të burgosurit politik pa benificione

Lajme

Të burgosurit politik pa benificione

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 22:18

Për t`i ndihmuar sadopak ish-të dënuarit politik, është miratuar edhe Ligji për kompensim.

Janë ish-të dënuarit politikë, të cilët pavarësisht mundësisë së krijuar, po kanë vështirësi në kompletimin e dokumenteve për të shfrytëzuar beneficionet financiare që u sjell ligji.

Kush ka vuajtur burgim politik së paku 60 ditë, nga viti 1913 e këtej, sipas Ligjit, gëzon të drejtë për kompensim material. Por, jo të gjithë po mund të aplikojnë për këto beneficione. Ata që janë ende gjallë, nuk po mund të kompletojnë dokumentet.

``Unë kërkoj të bëhet kompensimi I torturës I dëmeve fizike që ju ka bërë ish të burgosurve politik kemi të burgosur me gjendje shëndetësore të rëndë me gjendje ekonomike të rendë dhe kompensimi të bëhet ashtu siç bëhet me ligje evropiane``ka thënë Hazir Xhafolli ish I burgosur politik .

Deri më tash, për kompensim kanë aplikuar mbi dhjetë mijë ish-të burgosur. Por, nga Shoqata e të Burgosurve Politikë thonë se kanë përfituar vetëm rreth pesë mijë persona.

``Ka pas shumë të dënuar politik për arsye se pjesa më e madhe dokumentacionit është zhdukë në mënyrë sistematikë kështu që shumë prej ish të burgosurve kanë vështirësi për ta kompletuar dokumentacionin e sidomos ata të gjeneratave të vjetra, kemi vetëm një sekretar i cili duhet të bëjë krejt punën për përgatitje të dosjeve ``ka thënë Hydajet Hyseni kryetar i shoqatës të burgosurve politik .

Sipas Hysenit, nga muaji maj ka filluar kompensimi por nuk pritet të përfundojë shpejt sepse Ligji për të Drejtat e ish-të Burgosurve Politikë ka përcaktuar kriteret dhe përparësitë. Ligji dhe rregullorja përcakton që renditja të jetë kronologjike, sipas vjetërsisë, gjendjes shëndetësore dhe sociale. Hyseni thotë se komisioni do ta ketë parasysh t’i fusë në listë prioritare ish-të burgosurit politikë, të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Megjithëse nuk pranuan të flisnin para kamerës së RTK-së, shumë familjarë të ish-të burgosurve thonë se nuk është e drejtë që mos ta gëzojnë kompensimin fëmijët e ish-të burgosurve politikë mbi moshën 18 vjeç, kur dihet se shumë nga ta nuk janë gjallë. Por, Hydajet Hyseni tha se kjo çështje është e rregulluar me ligj për trashëgimi, ndërkohë që procesi i kompensimit do të zgjasë pesë vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat