Jakup Krasniqi pyet se kush janë tradhëtarët e sotëm si dikur Esat Pasha

Lajme

Jakup Krasniqi pyet se kush janë tradhëtarët e sotëm si dikur Esat Pasha

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 15:32

Pas njoftimeve të zyrtarëve të Beogradit se do të përkujtojnë Esat Pashë Toptanin, ka reaguar ish-Kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ai me këtë rast ka pyetur se kush janë sot pasuesit e Esat Pashë Toptanit, por, nuk ka dhënë përgjigje.
Më poshtë mund të lexoni postimin e Krasniqit në Facebook.

Serbia përkujton Esat Pashë Toptanin!?

Sot kush janë pasuesitë e E. Pashës në mesin e shqiptarëve?

Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka njoftuar se Serbia sivjet e përkujton Esat Pashë Toptanin. Ai duke folur për këtë përkujtim East Pashën e ka quajtur “aleat e komandant i famshëm dhe ministër i parë i brendshëm e pastaj edhe kryeministër i Shqipërisë në fillimin e shekullit 20.Sipas fjalëve të tij Esat Pashë Toptani ka qenë “mik dhe aleat i madh i serbëve i cili ushtrinë serb, gjatë tërheqjes nëpër Shqipëri, me xhandarë të vet e ka mbrojtur nga bandat kaçake dhe i cili duke përcjellë mbretin dhe Qeverinë, ka vazhduar të luftojë në anën serbe edhe në frontin e Selanikut. Madje ua ka dorëzuar edhe Shkodrën, perlën e kulturës shqiptare, pas një lufte të gjatë dhe heroike. Pa veprë tradhëtare të E. Pashës, Shkodra nuk do të pushtohej nga serbo-malazezët.

”Këtë shembull e përmend me qëllimi ilustrimi që në historinë nuk ka qenë çdo gjë e zezë për dallim nga e tashmja dhe e kaluara dhe nuk duhet që çdo gjë të jetë e zezë”, ka përfunduar Gjuriq.
Zyrtari i lartë serb nuk ka treguar për ditën që do t’i kushtohet Esat Pashë Toptanit, i cili në historiografinë shqiptare njihet tradhtar i vendi dhe i cili u vra nga Avni Rrustemi më 13 qershor 1920 në Paris, Francë. Sigurisht që me shembullon e Esatit, askush nuk mund të ndërtoj raporte miqësie me politikat shoviniste të Beogradit politik.

Të dy shtetet, Shqipëria dhe Serbia, kanë paralajmëruar kthesë pozitive në marrëdhëniet e tyre. Dhe kjo vështirë që mund të bëhet pa ndonjë Pasha te ri!?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat