Zyrtare: Carolan rikthehet në Gjykatën Kushtetutese

Lajme

Zyrtare: Carolan rikthehet në Gjykatën Kushtetutese

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 11:55

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani, ka pranuar letër nga gjyqtari Robert Carolan, me të cilën ai e konfirmon pjesëmarrjen e tij në seancat e radhës të Gjykatës.
“Gjykata Kushtetuese e Kosovës e mirëpret njoftimin se gjyqtari Robert Carolan do të mund të vazhdojë punën e tij në Gjykatë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Më tej thuhet se “Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka konfirmuar emërimin e gjyqtarit Carolan, së bashku me dy gjyqtarët e tjerë ndërkombëtarë të Gjykatës, më 31 gusht 2014”, duke shtuar se “Gjykata Kushtetuese mirëpret kontributin e gjyqtarit Carolan për fuqizimin e mëtutjeshëm të Gjykatës, ku ai ka qenë i përfshirë që nga themelimi i saj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat