Memli Krasniqi: PDK-ja ka qenë gjithmonë zemërgjerë, por neve na takojnë institucionet

Lajme

Memli Krasniqi: PDK-ja ka qenë gjithmonë zemërgjerë, por neve na takojnë institucionet

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 12:54

(E plotësuar) - Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se për këtë parti është e papranueshme qasja e bllokut LAN dhe shkon në dëm të vendit.

“Qasja e bllokut opozitar është e papranueshme si dhe shkon në dëm të vendit tonë.
Gjithashtu thotë se e ka mbështetjen e gjithë strukturës së PDK-së për të vazhduar më tutje kostituimi sa më i shpejt.

I pyetur nga gazetarë rreth kompromiseve, Krasniqi ka thënë se PDK-ja ka qenë gjithmonë zemergjerë për të diskutuar për krijimin e institucioneve.

"Përgjigja është se zoti Kuqi dhe të tjerët kanë qenë shumë konsistent sa herë që i kemi fitu zgjedhjet kemi qenë zemërgjerë, pra ne jemi të hapur për të diskutuar për të themeluar institucionet, por PDK asnjëherë nuk do të bejë kompromis kundër vullnetit të popullit dhe Kushtetutës”, ka thënë Krasniqi.

"Ne jemi të gatshëm me diskutu me të gjithë, por askush mos të nënkupton që nuk bëjmë kompromis me votat e popullit. Ne besojmë që deputetët e Kosovës përfaqësojnë interest e popullit dhe nuk I përfaqësojnë interesat e veta. Mendoj dhe shpresoj që ka ardhur koha pas 100 ditëve të zgjehdjeve të reflektojmë në mënyrë më racionale që të gjejmë zgjidhje", ka thënë më tutje Krasniqi.

Krasniqi ka thënë më tutje se PDK-ja nuk do të heq dorë nga e drejta kushtetuese, dhe cilido që i bën thirrje të heq dorë, po bën shkelje kushtetuese. Sipas tij, partitë e tjera po duan që PDK-ja të shkel Kushtetutën.

“Kushdo që thërret PDK-në me heq dorë nga e drejta e tyre, e shkel Kushtetutën, kështu që është e padrejtë që ne me shkelë Kushtetutën. Ne nuk do të heqim dorë nga e drejta kushtetuese, por pot hemi që jemi të gatshëm të bisedojmë me ata që kanë votën e popullit, por pjesa tjetër është që ne me shkel Kushtetutën”, thotë ai.

Nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi nuk ka dhënë parashikime se si do të zgjidhet bllokada politike.
Për këtë çështje, ai ka thënë se nuk di as astrologia e famshme, Zonja Meri.

“Mendoj se kësaj radhe këtë përgjigje as Zonja Meri nuk e di”, ka thënë Krasniqi, në një konferencë për media.

Ai ka treguar se organet udhëheqëse të PDK’së kanë mbajtur takime dhe kanë kërkuar që sa më shpejt të formohen institucionet e Kosovës.

Me këtë rast, Krasniqi ka përmendur edhe një herë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ai vendim është krejtësisht i qartë sa i përket formimit të institucioneve.

“Gjykata Kushtuese ka dhënë të drejtën e patjetërsueshme për formimin e institucioneve”, ka shtuar ai.

I pyetur a jeni për zgjedhje të jashtëzakonshme, ministri në detyrë ka thënë se “zgjedhjet e jashtëzakonshme në kuptimin ligjor gjithmonë janë ligjore, por PDK-ja nuk ka asnjë qëllim me qu vendin në zgjedhje, por edhe nëse shkojmë në zgjedhje prapë ne fitojmë”.

“Por nuk mendojmë që është opsion me shku në zgjedhje kur ka hapësirë brenda në Kushtetutë. Ne jemi të gatshëm edhe këtë të dielë me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ai.

------

Partia Demokratike e Kosovës duket të ketë marrë një vendim. Ajo ka ftuar mediat në orën 13:30, në Selinë qendrore të PDK-së në një konferencë për shtyp.

"Ju ftojmë në konferencën për shtyp, sot (e premte), në orën 13:30, në Selinë qendrore të PDK-së", kaq thuhet në komunikatën e dërguar nga PDK-ja.

Ndonëse ende nuk dihet saktë se për çfarë bëhet fjalë, sigurisht se ka të bëjë me situatën e krijuar pas seancës së djeshme./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat