Një natë me banorët e Vokshit që po tmerrohen nga hajnat (Video)

Lajme

Një natë me banorët e Vokshit që po tmerrohen nga hajnat (Video)

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 21:52

P​ër banorët e Vokshit hajnitë nuk kanë të ndalur. Atje nuk po kryen punë as angazhimi i shtuar i policisë së Kosovës. Në Rrafshin e Dukagjinit banorët po përballen me vjedhje të shumta.
Vjedhje i ka ndodhur edhe Muhamet Kukalajt, i cili pasi ka marrrë lajmin është kthyer nga Perëndimi për të parë dëmin të shkaktuar në shtëpinë e tij.
“Muj me thanë lirisht që është një krim, një krim i vërtetë”, tha ai për RTK.
Cak i hajnave janë kryesisht shtëpitë e reja dhe të pa banuara, në të cilat hajnat hyjnë e i bëjnë lëmsh gjërat dhe kërkojnë ushqime dhe stoli ari.
Target i hajnave ishte edhe një shtëpi në Dubravë të Decanit.
Sipas policisë i dyshuari kryesor për vjedhjet është Agim Madanaj nga Shqipëria i cili akuzohet edhe për vrasje.

Kronika në minutën 24:30

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat